
Në Shqipëri nuk do të vijnë vetëm emigrantët afrikanë, por edhe shqiptarët e dënuar në Itali.
Ministri italiane i Drejtësisë Carlo Nordio dhe homologu i tij Ulsi Manja u takuan në Romë dhe arritën marrëveshjen që do të lejojë transferimin e 1950 të burgosurve shqiptarë në atdhe.
“Një marrëveshje” nënvizoi Andrea Ostellari, nënsekretar i Drejtësisë – që do të na lejojë të ulim kostot e mirëmbajtjes dhe të luftojmë mbipopullimin.
“Marrëveshja politike është aty. Tani teknikët do të duhet ta përkthejnë atë në procedurat e zbatimit”, shkruajnë mediat italiane.
Ndërkohë disa ditë më parë pavarësisht mos-dakortësisë së opozitës dhe opinionit publik qeveria miratoi, marrëveshjen për ngritjen e qendrës pritëse për azilkërkuesit nga Afrika në zonën e Gjadrit.
Marrëveshja mes dy vendeve do të jetë në fuqi për 5 vite me të drejtë rinovimi. Ajo parashikon që gjatë kësaj periudhe emigrantët që do të transportohen nga Italia fillimisht do të regjistrohen në Portin e Shëngjinit dhe më pas do të vendosen në qendrën e pritjes në Gjadër, e cila ka një kapacitet deri në 3 mijë vende.