Johnson i shpëton mocionit të mosbesimit

0
187

Boris Johnson do të mbetet kryeministër i Britanisë së Madhe pasi sonte ka siguruar mbështetjen e deputetëve konservatorë.

Johnson u përball me kritika të shumta pas publikimit të një raporti për shkeljen e rregullave gjatë periudhës së masave izoluese, por sërish mori mbështetjen e 211 deputetëve gjatë votimit të së hënës, dhe 148 kundër tij.

Ky mocion shfaq shenja për ndarje të thella në mesin e konservatorëve, vetëm tre vjet pasi Johnson udhëhoqi partinë e tij në fitoren në të madhe në zgjedhje që është shënuar në dekada.

Shkruaj nje koment