“Jugu pikë-shitje”, eksperti i sigurisë tregon se si hyn droga sintetike në Shqipëri

0
156

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka treguar se si hyn në Shqipëri droga sintetike.

I ftuar në Euronews Albania, Softa tha se kryesisht zona e Jugut është kthyer në “pikë-shitje” për drogat sintetik. Softa ka treguar edhe një rast se si kanë tentuar të krijojnë një efekt parandalues.

Sipas Softës, gjatë operacionit kanë ndaluar persona që ishin mjaft agresivë.

“U detyruam të përdornim punonjës policie të veshur me uniformën e mjekut, të përdornim njerëz të shtrirë në krevat sikur ishin të sëmurë për të krijuar atë që quhet efekt parandalues. Bëmë ndalimin e personave, u krijua paniku sikur edhe të sëmurët janë punonjës policie, sikur dhe ata që janë mjek janë punonjës policie dhe kjo bëri një lloj parandalimi të atij operacioni që zhvilluam në qendrën spitalore”, tha Softa

Shkruaj nje koment