Jugunews.net, në pole-position informativ

0
455

 

Media jonë online e cila nuk ka as tre javë nga krijimi i saj, po rritet përditë dhe po merr klikime të shumta. Kjo ka spegimin e vet, pasi ne, raportojmë në kohë reale, në cdo moment, aty ku ndodh ngjarja, ku njerëzit e prekin. Besueshmëria dhe objektiviteti në raportim, arriti kulmin këtë fundjavë, kur Jugunews, si media e vetme, mbajti gjallë me informacion, banorët e Gjirokastrës të cilët u gdhinë nën panik dhe të braktisur nga institucionet shtetërore lokale, para kompjuterave dhe smartfonëve për të mësuar cfarë po ndodhte, se shteti flinte gjumë pa marrë asnjë lloj përgjegjësie packa njerëzit përjetonin tmerrin nën këmbë. Foto, video me logon e Jugnews.net, “fluturuan” në mbarë mediat online dhe ato televizive. Portale me emër si Shqiptarja.com, Syri.net, 360 gradë, Pamfleti, NewsBOMB, Balkanweb, apo dhe TV informative si News 24, Report TV, i janë referuar portalit tonë. Për ne, kjo është një arritje dhe fillesë e mbarë në rrugën e besueshmërisw informative. Parimi ynë është besueshmëria, objektiviteti dhe paanësia. Janë këto tre tipare, që na dallojnë nga mediat e tjera në Gjirokastër, që janë të kapura nga pushteti bajraktar politik dhe influenca për të pasqyruar një realitet inegzistent dhe tërësisht virtual.

Ju faleminderit.

Ky është vetëm fillimi, me synim, për të eklipsuar cdo lajm që nuk i shërben publikut, vecse një grushti njerëzish me pushtet të përkohshëm.

7 6 4 3 2 1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here