Ka moratorium, por s’ka pemë/Pyjet po zhduken

0
214

Sektori i pyjeve në Shqipëri ka rol të rëndësishëm mbrojtës në ruajtjen e natyrës dhe rol prodhues në rritjen ekonomike të vendit, nëpërmjet zhvillimit industrial, punësimit në zonat rurale, si dhe funksione të tjera.

Volumi i pyjeve ka rënie alarmante (ku vetëm gjatë 2006-2017 ka rënë me 32%), duke rezultuar aktualisht me një volum te fondit pyor prej rreth 55 milion m3. Një ndër problematikat kryesore që haset është :Shfrytëzimi i paqëndrueshëm, duke marrë prej pyjeve më shumë nga ç’mund të prodhohet prej tyre. Ndaj, nisma për ndryshime përcakton edhe fonde deri në vitin 2022 për menaxhimin e pyejeve, si nevojë në rritje për shkak të keqmenaxhimit. Vitin e ardhshëm fondi është rreth 610 mijë lekë, në 2021 rreth 614 mijë lekë, ndërsa në 2022 rreth 615 mijë lekë.
“Ligji për pyjet dhe shërbimin pyjor ka pësuar 7 ndryshime që nga momenti i miratimit në 2005, duke shkaktuar edhe pasiguri juridike. Gjithashtu, është bërë decentralizimi i qeverisjes së pyjeve, ku, aktualisht, janë 61 bashki që kanë marrë në pronësi pyje dhe kullota publike, ndërkohë që 15% e fondit pyjor është përfshirë si zonë e mbrojtur nën AKZM. Në janar të vitit 2016 u miratua moratoriumi i pyjeve, për të frenuar situatën e shkatërrimit të pyjeve. Për të frenuar këtë trend negativ të zhvillimit të pyjeve u miratua dokumenti i politikave për pyjet 2019-2030, si dhe propozohet miratimi i këtij projektligji për të mundësuar rregullimin e duhur kuadër për sektorin.”-thuhet në relacion.
Të rejat që synon të sjellë miratimi i këtij projektligji, duke i grupuar sipas 4 synimeve strategjike të përcaktuara nëdokumentin e politikave për pyjet 2030, në mënyrë të përmbledhur paraqiten, si më poshtë vijon:
Synimi strategjik 1 “Administrimi i mirë”;
Synimi strategjik 2 “Organizim funksional”;
Synimi strategjik 3 “Shfrytëzim i qëndrueshëm”;
Synimi strategjik 4 “Shërbime cilësore”.
Relacioni përcakton, se nëpërmjet projektligjit synohet mbrojtja e pyjeve si pasuri me rëndësi të veçantë, për vlerat e mëdha dhe të pazëvendësueshme në mbrojtjen e klimës dhe të tokës, në ruajtjen dhe përmirësimin e potencialeve prodhuese, ekuilibrave të mjedisit natyror e biodiversitetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here