“Ka shënuar sukses në diplomacinë e jashtme”, zv.ministri i Jashtëm: Greqia mund ta njohë Kosovën

0
61

Zëvendësministri i Jashtëm dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, thotë se Kosova ka shënuar sukses në diplomacinë e jashtme gjatë vitit 2023.

Në një intervistë për KosovaPress ,sipas tij, angazhimi është i përditshëm për të siguruar njohje të reja , teksa përmend Greqinë si mundësi që mund ta njohë Kosovën, pasi thekson se raportet mes dy vendeve janë përafruar shumë.

Ai shton se Kosova tashmë është cilësuar si realitet në arenën ndërkombëtare, por shton se njohjet e reja nuk mund të vijnë “në valë” siç kanë qenë pas shpalljes së pavarësisë.

Synimet janë aty, angazhimi është i përditshëm në këtë drejtim. Është e qartë se njohjet e reja ka vite që tregojnë se nuk mund të vijnë në valë siç kanë ardhur menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, për arsye tashmë të ditura, pasi 117 vende veçse e kanë njohur Kosovës. Ka zhvillime në një numër të vendeve, veçmas të këtyre të Bashkimit Evropian, katër prej të cilave janë edhe anëtare të NATO-s.

Duke prioritizuar këto sepse edhe synimet multilaterale kanë për prioritet BE-në dhe NATO-n. Me Greqinë kemi pasur zhvillimin më të theksuar, kur kemi ngritur statusin e zyrës sonë në Athinë nga një zyrë për çështje ekonomike në një zyrë për çështje të interesave për Kosovën”, thekson zëvendësministri Ahmeti.

Shkruaj nje koment