Kabina elektrike në Libohovë, rrezik për jetët e qytetarëve dhe elektricistëve.

0
424

Në një status në faqen e saj në facebook Partia Demokratike Libohovë ka reaguar për gjendjen e rëndë të një kabine elektrike që me sa duket dhe në foto është jashtë cdo sigurie teknike edhe pse është një investim i ri shumë milionësh.  Këto kabina me tela gjysëm të zhveshur, të përdredhura dhe të dala jashtë si zorët e ndonjë kafshe të therur, për këdo nga qytetarët,për fëmijët e vegjël, por edhe për vetë elektricistët janë një rezik serioz për jetët e tyre.

Jugunwes.net  nëpërmjet këtij publikimi të reagimit të drejtë të PD Libohovë, kërkon të sensibilizojë OSHE-në që të veprojë sa më parë të jetë e mundur për ta siguruar kabinën në fjalë sipas kushteve më të mira teknike për të shmangur aksidentet e rënda, për më tepër kur vetëm para pak muajsh, po në Libohovë, humbi jetën në punë e sipër një elektricist me shumë përvojë e vite pune në kurriz.

Ja reagimi i PD Libohovë:

“Ja gjendja e kabines numer 1 ne Libohove ne qender, mban ngarkesen e disa lagjeve dhe ja se si eshte katandisur. C’do kush mund te fuse duart te rregulloje e te prishe sipas qejfit, pasi nuk eshte e mbyllur.Te forte jane keta elektriciste se si marrin riskun te punojne ne keto kushte. Keto jane investimet bombastike disa milionshe qe i mburrin! Ti gezojme linjat e reja!!!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here