Kacifas përcillet për në banesën e fundit në Bularat, ekstremistët grekë brohoritje ‘Je i pavdekshëm’

0
152

 U zhvillua rreth orës 13:00 ceremonia e varrimit të ekstremistit grek. Siç edhe duket nga pamjet e sigurura nga Jugunews, Kaçifas është përcjellë drejt banesës së fundit iveshur me rroba ushtarake, ndërsa kortezhi mortor është paraprirë nga një flamur gjigand dhe thirrje: Kaçifas, je i pavdekshëm!

Gjatë rrugës për në kishë, rreth 1500 nacionalistët grekë që kanë ardhur në Bularat kanë përdorur thirrje nacionaliste si “Vorio Epiri është Greqi” dhe “Greqi, ti na drejton ne”, ndërsa arkmorti ka kaluar nën flamurin grek në qendrën të fshatit.

Ritet mortore u drejtuan nga 9 priftërinj grek, ndërkohë që kortezhi gjatë rrugës për në kishë kishte në krye eurodeputeten qipriote Eleni Theocharous. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here