Kafshët e ndryshme “pushtojnë” lagjet e Gjirokastrës,shqetësim për qytetarët!

0
151

Fenomeni i mbarështimit të kafshëve të imëta është shtuar ndjeshëm në Gjirokastër ,kjo si një mënyrë për të fituar të ardhura dhe për të jetuar.
Banorë të caktuar të qytetit i mbajnë këto të fundit për ti shitur të gjalla ,mishin e tyre apo dhe për produktet e tjera të bulmetit.
Disa i mbajnë edhe për kënaqësin e tyre.
Por veç kësaj së fundmi janë shtuar shpendët dhe kafshë të tjera duke filluar nga patat ,rosat ,pulat deri tek kuajt dhe mushkat.
Mbajtja e tyre i shqetëson së tepërmi banorët e tjerë të cilët nuk i posedojnë.Hapësira private është tepruar nga disa banorë të qytetit që kanë krijuar stane në lagje të populluara.Nga ana tjetër instancat pranë bashkisë Gjirokastër ndonëse janë në dijeni zgjedhin të heshtin.
Erërat e pakëndshme pushtojnë mjedisin ,përfshirë këtu dhe mbetjet që ndotin rrugët përreth.Gjithashtu kullotja e tyre mbetet akoma më shqetësuese pasi hyjnë edhe në shtëpitë e të tjerëve duke i ngrënë pemët që kanë mbjellë në kopshtet e tyre.Kjo situatë po bëhet gjithnjë e më shumë alarmante.Lagjet që e vuajnë më shumti këtë problem janë lagjet e sipërme të qytetit apo ato pak më larg qendrës së qytetit si Gërhot ,Granicë apo Kodra e Shtufit,zona ku terreni është dhe më i përshtatshëm për mbarështimin e tyre.

“Nuk rrimë dot në shtëpinë tonë se na mbyti era e keqe.Fëmija ka frikë të dalë në rrugë se e sulmojnë patat e egra të komshiut.Gjithandej ka papastërti ka delet e dhitë.Në mëngjes na vendosin dhe ndonjë lopë apo gomar dhe zgjohemi me ta.Disa na bllokojnë rrugën.Është bërë e padurueshme”-shprehet një banore e lagjes Gërhot .

“Jemi ankuar disa herë në bashki e në drejtorin përkatëse po asnjë nuk vjen të bëjë qoftë një kontroll dhe ti heqi prej këtej.Kam investuar për shtëpinë miliona lekë vjen tjetri nga fshati se ata në bashki i kanë bashkfshatarë ndaj dhe nuk u thonë gjë ,vjen ndërton stanin ngjitur me shtëpitë ku ne jetojmë.Ata mund të jenë mësuar me këto por është e papranueshme në qytet të mbahen lirshëm këto ,në zemër të qytetit”-thotë një tjetër qytetar.


Mbajtja e kafshëve të imta apo lloje të ndryshme shpendësh të lartpërmendura sjellin një sërë shqetësimesh për qytetarët duke filluar nga ndotja e ajrit ,ndotja e mjediseve ,përhapja e sëmundjeve që vijnë si rrjedhojë e hedhjes së lëkurëve të kafshëve apo mbetjeve të tyre në rrugë,problem me automjetet që shpeshherë kanë pësuar dëmtime nga dhitë që u qëndrojnë sipër,tjetër dëme që ato sjellin janë dhe tek pemët e mbjella që i hanë .Së fundmi mbajtja e patave një pjesë e tyre të egra ,rrezikojnë kalimtarët kryesisht fëmijët pasi i ” sulmojnë”.
Derisa kjo situatë të mos merret në dorë nga organet kompetente gjendja do të vazhdojë të mbetet e tillë.Tashmë është bërë e vështirë të dallohet fshati nga qyteti pasi jetesa po bëhet e njëjtë .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here