Kakavije/ 7 oficerë policie dhe 3 zyrtarë doganorë të palës greke rezultojnë me Covid, shtohen kontrollet

0
174

Shtatë oficerë policie të palës greke dhe 3 zyrtarë doganorë , në pikën kufitare të Kakavisë kanë rezultuar së fundmi pozitivë me Covid-19 . Kjo sipas rezultateve të testeve të shpejta të kryera për punonjësit. Menjëherë është kryer dezinfektimi i ambienteve siç përcaktohet në protokoll. Policët dhe doganierët e infektuar janë karantinuar .

Prefektura e Janinës kohët e fundit paraqet një stabilizim të situatës për sa i përket uljes së ndjeshme të numrit të rasteve me Covid-19, megjithatë vëmendje e veçantë kërkohet në stacionin kufitar të Kakavisë pasi vendi fqinj , Shqipëria , numëron shifra të larta të rasteve çdo ditë.

Sipas autoriteve greke do të ketë shtim të kontrollove të gjithë shoferëve të kamionëve kryesisht , që nuk janë kontrolluar për pesëmbëdhjetë ditë, të cilët vijnë prej Shqipërisë. Prej së hënës , më 14 dhjetor, testet e shpejta do të kryhen me makinë në sheshin qëndror të Janinës, ndërsa inspektime të shumta janë planifikuar në zonat si Arta, Parga dhe Kanallaki.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here