Kakavije, arrestohet greku me municione

0
147

Nje shtetas grek arrestohet ne Piken Kufitare te Kakavijes ne tentative per te shkuar drejt Greqise me nje sasi te konsiderueshme municionesh te armes automatike model “56”. Ngjarja ka ndodhur pak minuta me pare, ku shtetasi grek me inicialet E.K, 39 vjec lindur dhe banues ne Janine udhetonte me automjetin e tij tip eutoveture me targa “INA 2536″ nga Shqiperia drejt Greqise. Kontrolli qe i eshte bere ne vijen e dyte kufitare nga kontrolloret e Kakavijes zbuloi nje sasi prej 800 fishekesh te fshehura poshte sediljes se shoferit. Ne kete moment ai nuk e justifikoi dot ekzistencen e tyre dhe per rjedhoje u arrestua. Sipas policisë  brenda një arke metalike shtetasit grek i janë gjetur 800 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit për  Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit grek E.F., për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here