Kakavijë/Dalin detaje të reja,droga vinte nga Berati me destinacion Greqinë

Detaje të reja nga kapja e më shumë se gjysmë kilogram heroinë në Kakavijë mëngjesin e sotëm. Nga hetimet ka rezultuar se heroina ishte marrë në Berat dhe kishte si destinacion Greqinë.
59-vjeçari që u kap është identifikuar si Bledar Rustaj dhe punonte si shofer me një furgon pasagjerësh. 555 gram heroinë u gjet në çantën e tij të supit, e ndarë në dy pako të mbështjella me natriban.
Shoferi duke përfituar nga fluksi i këtyre ditëve në pikën Kufitare të Kakavijës ka tentuar ta trafikojë drogën drejt Greqisë por është pikasur nga shërbimet kufitare. Më pas ai është arrestuar nga policia e Gjirokastrës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment