Kakavije/ Fundjava sjell fluks në lëvizjen e udhëtarëve

0
223

Fundjava ka sjellë fluks në lëvizjen e automjeteve në pikën kufitare të Kakavijes. Pavarësisht se dogana do të jetë e hapur 24 orë , orët e mëngjesit dhe mesditës kanë sjellë më shumë lëvizje. Nga ana e palës greke vijojnë kontrollet e imtësishme anticovid si edhe sportelet e vendosura në dispozicion janë të reduktuara vetëm dy të tilla.Sipas informacioneve nga shërbimet e DVKM Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit në hyrje dhe dalje të R.Sh-së është përpunuar një numër prej 3186 shtetas nga të cilët 1677 në hyrje, dhe 1509 në dalje. Të gjithë ata që i drejtohen pikës kufitare të Kakavijes në palën greke i nënshtrohen kontrollit të dokumentacionit të kërkuar nga kjo e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here