Kakavije / I shpallur ne kerkim per vjedhje me arme , kapet 33 vjeçari

0
158

Kakavije

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kapur shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here