Kakavije, italianet kapen me droge ne kufi

0
160

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona L. C., 33 vjeçe dhe E. I.,29-vjeçe banuese në Romë pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre, në vijën e dytë, në pkk Kakavije, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Në njoftimin e policisë thuhet: DVP Gjirokastër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetaset L. C., 33 vjeçe dhe E. I., 29 vjeçe, banuese në Romë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre, në vijën e dytë, në pkk Kakavije, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Shkruaj nje koment