Kakavijë /Kapet fierakja me 41. 200 Euro të fshehura në trup

0
149

Një shtetase 46-vjeçare nga Fieri është proceduar ditën e sotme për mosdeklarim të të hollave në pikën kufitare të Kakavijës.Policia ka sekuestruar shumën prej 41. 200 Euro të cilat kjo shtetase nuk i deklaroi në Kakavije gjatë përpunimit të dokumentacionit.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë kësaj shtetase iu gjetën të fshehura në çantë dhe në trup një sasi prej 41.210 euro të cilat dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i të afërmëve të kësaj shtetase.

Në vendngjarje kanë shkuar Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare ne D.V.P. Gjirokastër, të cilët kanë bërë sekuestrimin e shumës së eurove dhe në bashkëpunimin me Prokurorinë filluan procedimin penal ndaj 46-vjeçares për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here