Kakavije/ Koronavirusi, prefekti Aliaj zbret në terren

0
131


Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj ka qenë sot në pikën kufitare të Kakavijes për të parë nga afër masat që po merren për koronavirusin që po alarmon gjithë botën. Gjithashtu të pranishëm në takim kanë qenë drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shpëtim Novi, Roland Karalli, nëndrejtori i spitalit Rajonal “Omer Nishani”, Juljan Çollaku, drejtori i pikës kufitare Kakavie dhe komandati i drejtorisë rajonale për kufirin dhe Migracionin Vilson Dine.
Në fjalën e tij, Prefekti i qarkut ka kërkuar më shumë bashkëpunim dhe shtim të masave për sa i përket kontrolleve.
Sipas drejtorit të NJVKSH Gjirokastër , personeli shëndetësor i vendosur në këtë pikë është i pajisur me mjetet e nevojshme si: maska mbrojtëse respiratore, termometra digjital, medikamente si dhe janë shpërndarë materiale informuese mbi masat e shtuara higjieno-sanitare që komuniteti duhet të aplikojë për të zvogëluar rrezikun e marrjes së këtij virusi.
Nga ana e drejtuesit të pikës së kalimit kufitar Kakavie dhe të drejtorisë rajonale për Kufirin dhe Migracionin janë shtuar masat monitoruese dhe kontrolluese dhe për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri. Deri më tani në Shqipëri nuk ka ende ndonjë rast zyrtar të infektuari me Koronavirus .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here