Kakavije/ Pala greke mbyll kufirin , qytetaret kalojne nje nate tjeter rrugve

0
145

Vizita e ministres Olta Xhaçka nuk e ka lëkundur aspak qendrimin e qeverisë greke përballë nevojës për kalim në doganën e Kakavijës. Radha e krijuar prej afro 20 km do të vijojë të jetë po e njëjta dhe gjatë natës. Punonjësit e turnit në palën greke kanë njoftuar mbylljen e kufirit pas orës 23:00.
Mijëra shqiptarë do të kalojnë sërish një tjetër natë rrugëve dhe në mënyrë sfilitëse pranë automjeteve të tyre. Në fakt Greqia i qendron të njejtit vendim i cili nënvizonte se asnjë qytetar nuk do të hyjë në orët e natës. Kufiri pritet të hapet në orën 06:00 të mëngjesit. Nëse qeveria shqiptare do të kishte rënë dakord që dogana të lejonte kalimin edhe gjatë natës, radha kilometrike do të zbehej disi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here