Kakavije/ Pala greke , tampon per here te dyte udhetareve

Pala greke në doganën e Kakavijes vazhdon kryerjen e tamponit mjekësor për personat që hyjnë në shtetin fqinj. Emigrantët apo personat e tjerë që udhëtojnë për në Greqi krahas paraqitjes së kryerjes së tamponit mjekësor negativ nga strukturat shëndetsore shqiptare brenda 72 orësh, duhet ti nënshtrohen sërish kryerjes së tamponit nga pala greke. Kjo procedurë krijon gjatë ditës rradhë pritje në sportelet e kontrollit të dokumentave në Kakavije.

Nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijes lejohet të udhëtojnë 750 persona në ditë ndërkohë që dogana greke funksion prej ores 06.00 deri në orën 22.00 duke qenë e mbyllur përgjatë natës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment