Kakavije-Pranga tepelensit për 100 gram marijuanë.

Policia e Kakavijes ka zbuluar një tjetër sasi narkotike e destinuar për në tregun grek. Malli narkotik prej 100 gr, gjendej në cantën e supit, të Ernest Haxhiajt 25 vjec nga Tepelena. Ky i fundit, do të udhëtonte drejt Greqisë me automjetin e tij tip “Opel Astra” me targa YMK6696. Policët kufitarë, shfaqën dyshim për pakon e mbështjellë me qese plastike, e cila gjendej tek canta e dorës së Haxhiajt. Policia menjëherë ka bllokuar mjetin e më pas falë verifikimit nga ana e specialistëve të drogës në Policinë Rajonale, u konstatua se pakoja ka pasur 100 gr marijuanë të klasit të parë. Për rastin në fjalë me sasi të vogël droge, cështja i kaloi organit të akuzës së Gjirokastrës ndërsa mbi tepelensin, rëndon vepra penale e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Këto raste e cojnë në 16 numrin e personave të kapur këtë vit në Kakavije apo dhe në vijën e gjelbër kufitare nga Policia Kufitare e Kakavijes, në tentatvë për të kaluar marijuanë apo mall narkotik drejt Greqisë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment