KAKAVIJE/ Trafikonte vepra arti, arrestohet 31-vjeçari

0
135

Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Kakavijë pasi tentoi të trafikonte vepra arti.

Petrit A., po tentonte të hynte në territorin shqiptar nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit policia i zbuloi në çantën e shpinës sende të ndryshme antike prej metali, argjendi e bronxi.

“Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare kanë njoftuar  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilët në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Petrit A., 31 vjeç, banues në Tiranë. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çanta  me sendet e ndryshme antike,“- raporton policia.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së  Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” dhe “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.

Kalimi i paligjshëm i kufijve shtetërorë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Vjedhja e veprave të artit e kulturës dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Vjedhja e veprave të artit e kulturës me rëndësi kombëtare dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here