Kakavije vihet ne pranga i shumekerkuari

Policia Kufitare në Kakavijë, ka vendosur në pranga një 47-vjeçar, të shpallur në kërkim më herët për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”.

47-vjeçari E. K., ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Krujë, në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Agimi”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 shtetas të tjerë, ka kultivuar bimë narkotike në fshatin Nikël, Krujë.

Si rezultat i operacioni që u zhvillua pak ditë më parë në Nikël, në territorin e rrethit të Krujës, u arrestuan në flagrancë 16 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 24 të tjerë.

Shtetasi E. K. iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, për procedura të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment