Kakavije/Grekët kapin 1 ton kanabis, policët shqiptarë bashkëpunëtorë

Kontrollorët grekë të Kakavijes kanë kapur sasinë më të madhe të drogës të paparë ndonjëherë në 8 vitet e fundit. Mbi 1 ton kanabis është sekuestruar gjatë natës në Pikën Kufitare në pjesën greke të kufirit, pasi kishte kaluar kontrollin në Kakavijen shqiptare. Kanabisi ishte vendosur në një kamion frigoriferik me targa shqiptare, ndërsa drejtuesi është arratisur. Kjo është sasia më e madhe e sekuestruar në kufirin mes dy vendeve, ndërsa zbulimi është bërë rastësisht, pasi kontrollori grek, ndërmorri një kontroll rutinë. Në momentin që nisi kontrolli i kamionit, shoferi u largua menjëherë në drejtim të Shqipërisë duke përfituar nga mungesa e vëmendjes nga policët grek të Kakavijes. Policia greke në bashkëpunim me atë shqiptare, kanë nisur operacionin për arrestimin e shoferit që po transportonte kanabisin. Ndërkaq, Prokuroria e Krimeve të Rënda, po harton listën e arrestimit të policëve kontrollorë të turnit në anën shqiptare pasi dyshohet se ata janë të lidhur me sasinë e mësipërme të drogës që do trafikohej drejt Greqisë. Kujtojmë që dje një 20 vjecar nga Gjirokastra, u kap nga Policia Kufitare Shqiptare e Kakavijes, me 7.2 kg kanabis, ndërkohë që 1 ton kanabis i sotëm, nuk u diktua nga kontrollorët shqiptarë, ndërsa në portin e Patrës u sekuestruan 370 kg kanabis të ardhur po prapë nga Shqipëria.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment