Kalaja në rrezik shembjeje, e konfirmojnë specialistët

0
54

Një rrezik i madh duket se i kanoset qytetit tonë, pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.

Inxhinierët dhe ekspertët kanë ngritur alarmin rrëshqitja e një pjesë shkëmbi dhe një masivi dherash në zonën poshtë kullës së Sahatit në Kalanë e Gjiirokastrës, ka vënë në rrezik ndërtesën historike.

Alarmi është dhënë nga Kreshnik Merxhani, ish eskperti i DRKK Gjirokastër i angazhuar në projektet për mbrojtjen e qytetit tonë.

Merxhani bën thirrje urgjente për ndërhyrje, duke thënë se situata vërteton parashikimet e një studimi të vitit 2006 që flet për këtë rrezik. E gjithë kjo situatë kaq problematike sa të njëjtin alarm ka ngitur edhe profesor Gjerak Karaiskaj.

Ai shprehet se: Veç masave si mbyllja e tuneleve që ka hapur ushtria për eliminimin e ujërave, nuk duhet të ketë dhe ndërtime të reja rreth kalasë, sepse rrjedhin ujërat në themelet e saj. Monumentet duhet t’i kontrollojë IMK dhe Drejtoria Rajonale të Kulturës Kombëtare, të cilat janë nën varësi të Ministrisë së Kulturës.

Por ata se bëjnë këtë gjë, edhe pse janë përgjegjëse si institucione për trashëgiminë kulturore, monumentet e kulturës”. Ky alarm është ngritur edhe nga Shërbimi Gjeologjik, i cili ka paralajmëruar për rrëzimin e murit të kalasë së Gjirokastrës. Muri jugor rrethues i Kalasë së Gjirokastrës është plasaritur, çarë dhe hapur. Duke u bërë rrezik të shëmbet mbi rrugën poshtë mureve të saj që të çon në lagjet Cfakë dhe Manalat të qytetit.

Ndërkaq edhe kryeinspektori i Shërbimit Rajonal Gjeologjik Cano Nora ka dhënë alarmin. Për rrezikun që mbart kalaja dhe nëse shteti nuk ndërhyn, rrezikohet shembja e kështjellës së qytetit.

Nora në një prononcim të fundit, deklaron se nga monitorimi i situatës pas përmbytjeve janë konstatuar se një pjesë e murit jugor të kalasë është hapur dhe në kushtet me rreshje të dënduara, apo në rast të një goditje apo edhe lëkundje të lehtë sismike muri mund të rrezohet.

Shkruaj nje koment