Kalifornia lufton me flakët

0
134

Kalifornia vijon luftën me flakët, deri më tani është bërë evakuimi i 90 mijë banorëve.
Ndërkohë këtë të dielë departamenti i Zjarrfikësve në Sonoma dërgoi një paralajmërim për shtimin e aktivitetit të zjarreve, duke kërkuar evakuimin e menjëhershëm të banorëve nga zonat e rrezikuara. Urdhëri për evakuim theksonte rrezikun e pashmangshëm për jetët e njerëzve ndaj kërkohej largimi i tyre sa më parë.
Ndërkohë, miliona banorë të Kalifornisë po përballen me ndërpreje të energjisë elektrike ndërsa kompania shpërndarëse “Pacific Gas & Electric” vendosi të shtunën që të fillojë ndërprerjen e energjisë në një shkallë të gjerë. Ndërprerja e energjisë do të ndikojë afro 1 milion klientë ose 3 milion banorë , përfshi këtu qytetin San Françisko dhe rrafshnaltën Sierra.
Gjatë muajit të kaluar kompania “Pacific Gas & Electric” ka ndërprerë energjinë elektrike për mijëra klientë në përpjekje për të ndaluar përhapjen e zjarreve. Kompania ndodhet drejt falimentimit për shkak të përgjegjësive lidhur me zjarret e mëdha të kohëve të fundit, përfshi atë të vitit të kaluar që shkaktoi 85 viktima në qytetin Paradise në pjesën veriore të Kalifornisë.
Parashikimet e motit flasin për erëra të ngrohta të thata që në disa raste arrijnë deri në 112 kilometra në orë. Thuhet se erërat do të vazhdojnë deri të hënë në zonën e Gjirit të San Franëiskos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here