Problemi i mbeturinave mbetet shqetesues per komunitetin ne Gjirokaster. Hedhja e tyre kudo ne mjedise te ndryshme nga njerez te papergjegjshem, jane nje rrezik per shendetin e qytetareve .
Koshat e papastruar per dite me rradhe , te tejmbushur, por edhe mungesa e ndergjegjesimit publik, ku jane vete qytetaret ata te cilet i hedhin mbeturinat ne cdo vend , jane shkaktaret kryesore te nje ndotjeje te tille, kudo ne hapesira te ndryshme ne qytet.
Sic shihet dhe nga pamjet e dites se sotme , ne zemer te qytetit , mbeturinat jane perhapur gjithandej ne kalldrem, ndersa temperaturat qe po fillojne te rriten favorizojne perhapjen e ererave te pakendshme si dhe kthehen ne burim infeķsoni , akoma edhe me shume te rrezikshme ne kete kohe virusesh. Per qytetaret qe pershkojne kete rruge apo jetojne ne pjesen e siperme te qytetit, ky problem eshte i perditshem.Ata thone per jugunews.net se pastrimi i koshave kryesisht gjate fundjaves nuk kryhet, ndersa mbeturinat rrine me dite era qe perhapet eshte kunderrmuese, rrezikshmeri te larte sjellin temperaturat gjate veres qe ka startuar ,per ta qendron dhe frika nga infeksionet qe mund te marrin duke qene ne kontakt te perditshem me kete lloj ndotjeje.Ata kerkojne me shume pergjegjesi qofte nga ana e institucioneve pergjegjese per ti pastruar apo mirmbajtur koshat e mbeturinave por edhe te vete qytetareve te tjere qe i hedhin mbeturinat ku te kene deshire e jo ne vendin caktuar. Jo vetem per vendasit por duke synuar edhe turizmin nje pamje e tille ste le aspak nje shije te mire per nje vend turistik , e megjithate ky problem vazhdon .

