“Kampi shqiptar”, Dyrnjaja: Jemi kthyer si halla e Europës që i bën qoka gjithë botës

0
105

Kryeministri Edi Rama ka firmosur ditën e djeshme (6 nëntor) një marrëveshje me Italinë ku Shqipëria do të strehojë refugjatët që mbërrijnë në Itali nga vendet e Lindjes së Mesme.

Sipas kryeministres italiane Giorgia Meloni ky pakt parashikon që në Shëngjin të ngrihet qendra për pritjen e refugjatëve që do të jetë nën juridiksionin e Italisë, dhe një tjetër strukturë do të ngrihet për akomodimin e tyre, deri sa të shqyrtohen kërkesat për azil, ndërsa Shqipëria do të kontribuojë vetëm me sigurinë. Kjo qendër parashikohet që të jetë gati në pranverën e ardhshme.

Pet këtë marrëveshje ka reaguat dhe gazetari Denis Dyrnjaja, i cili më anë të një postimi në Facebook, shkruan se duhet implementuar me çdo kusht REFERENDUMI si nevojë që populli të dëgjohët.

Dyrnjaja shkruan se vendi ynë ka pritur vëllezërit e Kosovës rreth 1 milion burra, gra e fëmijë në një kohë që ishim vetë trokë nga ekonomia familjare e shtetërore.

Po ashtu pritëm afganë e muxhahedinë iranianë se ashtu deshte aleati strategjik SHBA. Por kjo s’do të thotë të kthehet Shqipëria në kazan që t’i bëjmë nje qokë Italisë apo çdo shteti se fjala vjen nesër i teket Gjermanisë e pastaj Turqisë e kështu me radhë, shkruan ndër rreshta gazetari.

Postimi i plotë

Referendum si nevojë që populli të dëgjohet!

Prandaj duhet implementuar me çdo kusht REFERENDUMI. Rasti i marrëveshjes me Italinë që Shqipëria të shndërrohet në rifuxhio për emigrantët e Afrikës kërkon edhe dëgjesën referendare të shqiptarëve.

Shqiptarët që emigruan në Itali dhe gjithë afrikanët që pritet të zbarkojnë paraprakisht në Shqipëri, nuk janë e njëjta gjë, si kohë, si kultura popujsh, si problematika sociale dhe sigurisht dhe çka është më kryesorja si struktura administrative dhe shtetërore. Shqipëria nuk ka kapacitete për të menaxhuar emigrantët në çdo aspekt dhe pse flitet se Porti i Shëngjinit do të jetë vetëm një portë provizore për emigrantët që mbërrijnë nga Afrika. Shqipëria po iu pëlqen për te jetuar tani italianëve e jo më afrikanëve.

Ps. 5 sirianë kanë bërë lëmsh gjithë Don Boskon në Tiranë duke vjedhur e grabitur dhe natyrisht duke terrorizuar ata që iu bie për hisë të përballen me ta. Ka edhe raste përdhunimi shpesh të padeklaruara. Janë fenomene që shoqërojnë emigrimin këto dhe për rrjedhojë kanë kosto për popullatën.

Ne nuk mund te bëhemi më katolikë se Papa.

Kemi pritur vëllezërit tanë të Kosovës rreth 1 milion burra, gra e fëmijë në një kohë që ishim vetë trokë nga ekonomia familjare e shtetërore. Akt madhor human që na bën krenar e na dha dinjitet në botë. Pritëm afganë e muxhahedinë iranianë se ashtu deshte aleati strategjik SHBA. Por kjo s’do të thotë të kthehet Shqipëria në kazan që t’i bëjmë nje qokë Italisë apo çdo shteti se fjala vjen nesër i teket Gjermanisë e pastaj Turqisë e kështu me radhë. Jemi kthyer si halla e Europës që i bën qoka gjithë botës.

Shkruaj nje koment