Kanabisi gjendet në mes të rrugës

0
142

Uniformat blu të seksionit të narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë gjetur një ditë  më parë një çantë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Çanta e braktisur në mes të rrugës ndodhej shumë pranë fshatit Picar, në aksin nacional Gjirokastër – Subash.

Pasha totale e lëndës narkotike ishte rreth 13 kg.

Policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi këtë ngjarje, ndërsa po hetohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët akuzohen për “prodhim dhe shitje të narkotikëve” .

Ata rrezikojnë nga 5 deri në 10 vjet për këtë akuzë.

Dënimi rëndohet nëse autorët e kanë vepër të përsëritur. Në këtë rast dënimi shkon nga 7 deri në 15 vjet burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here