Kishte ndarë lëndën narkotike në doza gati për ta shpërndarë, por ndërhyrja e policisë i prishi planet e një të riut në Ksamil.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 21 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku ky shtetas qëndronte me qira, në Ksamil, iu gjetën dhe iu sekuestruan 61 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.