Kanadaja,destinacioni i ri i Shqiptarëve

0
149

Popullata e Kanadasë arriti në 37 milionë e 300 mijë në janar të vitit 2019 dhe statistikat tregojnë se emigrantët janë faktori kryesor në rritjen e popullatës. Në vitin 2018 qeveria kanadeze prezantoi një plan shumëvjeçar për emigracionin, që premton të mirëpresë mbi një milion emigrantë të rinj në vend deri në vitin 2021. Kanadaja ka si qëllim të tërheqë punonjës të kualifikuar dhe talente përtej oqeanit, për të mbushur boshllëqet në tregun e punës në mbarë vendin veçanërisht në provincat e saj. Këtu përfshihen qytetarë edhe nga vendi ynë , të cilët duan të shkojnë në Kanada për emigracion ,duke i nxitur këta të fundit të nisin aplikimet për viza . Duket se gjithmonë e më shumë shqiptarët po i kthejnë sytë nga Kanadaja,dhe jo vetëm pasi ka disa vende që po popullohen nga shqiptarët duke përmendur këtu Gjermaninë, Italinë apo Zvicrën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here