Kancelari gjerman thirrje BE-së: Është koha për bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë dhe RMV

0
46

Çelja e negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ka mbetur ende pezull. Ndërkombëtarët i kanë bërë thirrje BE-së, të nisë sa më shpejt bisedimet.

Thirrje ka bërë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili ka kërkuar që bisedimet për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të fillojnë pasi çdo vonesë do ta bëjë Ballkanin Perëndimor të prekshëm ndaj ndikimit të jashtëm, raporton Reuters.

“Është e qartë si për Gjermaninë ashtu edhe për Suedinë se BE-ja duhet të vazhdojë me reformat institucionale për ta bërë veten të aftë për zgjerim,” tha Scholz në një konferencë shtypi pas takimit me kryeministren suedeze Magdalena Andersson.

Shkruaj nje koment