Kandidati për deputet i PD në Qarkun Gjirokastër Roland Bejko fton qytetarët për një bashkëbisedim live në Facebook në orën 17:30

Kandidati për deputet i PD në Qarkun e Gjirokastrës z.Roland Bejko do të zhvillojë mbasditen e sotme në orën 17:30 një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook , për të gjithë problemet që i shqetësojnë në përditshmëri . Njëherazi z.Bejko ka ftuar të gjithë të interesuarit t’i bashkohen në bashkëbisedimin live .
“Të dashur miq, për të gjithë të interesuarit, të mërkurën dt.31 mars, në orën 17.30 ju ftoj të më ndiqni live në fcb.
Jeni të lirë të më shkruani paraprakusht mbi temat që iu interesojnë.

Faleminderit”- përfundon njoftimin z.Bejko.
Të plotë këtë komunikim do të kini mundësi ta ndiqni në kohë reale në @jugunews.net në orën 17:30 minuta.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment