Kandili politik e moral i Sali Berishës është shuar !

0
95

“Kandili i fikur ” i Doktorit !

Protestat kundër korrupsionit, keq-qeverisjes abuzimin me pushtetin varfërinë mund të organizohen vetëm si një kauzë morale dhe nga individë e grupime politike të moralshme, të paktën më të moralshme se ata kundër të cilëve protestohet.

Dy ditë më parë në një shënimin tim për protestën Berisha – Meta të 11 shkurtit paralajmëruar dështimin e sajë pikërisht për shkak të mungesës së moralit të atyre që e organizuar dhe thirrën këtë protestë dhe vetë protesta për nga pjesëmarrja dhe impakti politik më dha të drejtë.
“Diagnozën” e dështimit apo më mirë të themi mjerimit të protestës ja dha vetë organizatori kryesor i sajë Dr. Berisha, kur citoi Orwell, nga foltorja e radhës e tij në bulevard: “Të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre është akt revolucionar ” .

Pikërisht për këtë deshtoi protesta se duke filluar nga Berisha e deri tek i fundit organizator i sajë anjë nuk thotë të vërtetën.
Në fakt vet lëvizja e Berishësh për ripushtimin e PD është ngritur tërësisht mbi gënjështra .
Nisi pas nxjerrjes non grata nga SHBA që e akuzojnë për korrupsion dhe minim të demokracisë dhe pezullimit të tij të detyruar nga Grupi Parlamentar prej Bashës dhe vazhdon si e tillë edhe sot.
Ishte dhe është një lëvizje e qartë antiamerikane të cilën Berisha nuk e fsheh në retorikën e tij politike pavarësisht përpjekjeve për ta amplifikuar atë si një komplot ndaj tij, të ca individëve “të korruptuar” në Shqipëri e SHBA.
Kjo përrallë politike e Berishës u rrëzua nga vetë SHBA pas arrestimit të ish drejtuesit të FBI, McGonigall dhe dekonspirimit të marrëdhënieve të tij korruptive me Ramën për një komplot ndaj ish kreut të opozitës, jo Berishës, në SHBA.
Tani, Berisha nuk i bind dot njerëzit , fanatikët e tij, që SHBA është e njëanshme dhe e manipuluar nga Rama dhe “të korruptuarit” e tij amerikanë . Përpjekja e tij mashtruese për të “privatizuar” një komplot të Ramës në SHBA kundër opozitës së drejtuar nga Basha të dekonspiruar nga vetë shteti amerikan i është kthyer në një bumerang e dështim që të gjithë e panë në protestë.
Berisha ka dy vjet që po flet për “revolucion”, pavarësisht si ja ve mbiemrin ai “demokratik apo komunist”, ai revolucion mbetet dhe revolucioni nuk ka asnjë lidhje me demokracinë dhe veçanërisht të djathtën dhe konservatorët që Berisha pretendon se përfaqëson.
Tre revolucione ka pas Shqipëria në historinë e sajë atë të Nolit në 1924 atë të Enver Hoxhës në 1944 dhe atë kundër Bershës në 1997 . Tre janë organizuar nga komunistët, janë drejtuar kundër të djathtës dhe kanë sjellë në pushtet të majtët komunistë apo ish komunistë.
Shtresa e shqiptarëve që kanë mbështetur PD që nga themelimit sajë deri me sot edhe pse është zhgënjyer në mënyrë të përsëritur prej udhëheqjes së sajë është e djathta ankomuniste ,viktma historike e revolucioneve shqiptare, që i ngjethet mishi sa herë dëgjon fjalën “revolucion”.
Ti kërkosh kësaj shtrese ti bashkohet “revolucionit”, do marrësh pa tjetër përgjigjen e 11 shkurtit , se revolucioni me të djathtën dhe demokracinë nuk kanë asnjë lidhje dhe ata e dinë mirë këtë se e kanë hequr mbi shpinë.

Kjo shtrsë e rriturme “Zërin e Amerikës” tek koka në diktaturë , e ka të vështirë pothuaj të pa mundur ta angazosh në një “revolucion” antiamerikan me foto kundër e parrulla kundër Amerikës dhe ambasadores së sajë, e para që rënia e diktaturës komunise .
Një nga gënjeshtrat që çoi në dështimin e protestës apo revolucionit të Berishës është se ai po mundohet të bëjë hallin e tij personal e familjar, hall të gjithë të demokratëve e Shqiptarëve ndërkohe qe e ndan këtë hall vetëm me Ramën dhe non gratat e tjerë .

Të gjithë e dinë që në se nuk do të ishte shpallur “non grata” familjarisht Berisha nuk do ta kishte nisur fare “intifadën” e tij kundër PD dhe sa më shumë kalon koha e dalin fakte e prova të reja aq më shumë njerëz e kuptojnë e reflektojnë për këtë.
Pak e më pak njerëz janë sot gati të sakrifikohen për fatin apo interesat e një personi , të një familje apo të një grupi politik e financiar rreth e rrotull tij.
Mbështetësit e Berishës janë kryesisht dy grupime . Militantë që nuk arrijnë dot të mendojnë qartë politikisht dhe spekulantët politikë që kanë përfituar prej pushtetit të tij ose janë në pritje të kockave të pushtetit të premtuar prej tij .
Të dy këto grupime rrudhen në mënyrë të vazhdueshme dhe konkretizimin e kësajë e pamë dje në pjesëmarrjen në protestë.
Grupi o parë ndjehet keq nga retorika antiamerikane e revolucionare e Berishës si dhe aleanca e tij me Ilir Metën,,aleancë që nuk është pranuar kurrë nga baza e PD dhe për këtë është provë humbja më e madhe në histori e PD , ajo e 2013 me 1 milionë vota. Në këto dy vjet të revolucionit të tij Berisha ka kryer akte politike që e kanë zhgënjyer këtë pjesë militante mes të cilës ishin edhe shumë ish të përndjekur politikë të motivuar nga retorika e tij antikomuniste sa herë ndodhet në vështirësi. Qëndrimi i tij kundër hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit në Kuvend i vuri kapak çdo iluzioni për antikomunizmin e tij duke zhgënjyer pjesën më morale të mbështetësve të tij. Po ti shtosh këtyre edhe manipulimet në zgjedhjet brenda Rithemelimit dhe Primareve farsë ku Berisha zgjodhi kë donte , sipas parimit futja 200 ,futja 300, zhgënjimi mbështetësve është i më se kuptueshëm.
Sigurisht që “qershia mbi tortë” e zhgënjimit të mbështetësve të tij mbetet sulmi i dhunshëm mbi selinë e PD dhe denigrimi Berisha mundohet tiu bëjë me goditje “nën brez”, kundërshtare të tij në PD ose atyre që nuk i ka vënë dot në sundimin e tij .
Skandali Rama – McGonigal nxorri me keq Berishën se Ramën pasi ishte ky që e kishte përdorë më shumë këtë komplot kundër PD se Rama.
Në pamjen “nga larg” që shumë njerëz anëtar137 apo mbështetës kanë filluar i bëjnë PD, shohin që në të gjithë historinë Berisha më shumë i ka mashtruar. provat paraardhëse të tij me diktatorin Enver Hoxha , familjen e tij e drejtues të tjerë të lartë komunistë, kontaktet ne Edi Ramën të mohuara prej tij më 32 vjet kanë tronditur edhe më militantët e PD .
Aktet e minimit të demokracisë si “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë” , rehabilitimin dhe ndarjen e pushteteve me komunistët , drejtuesit e revolucionit të 1997, dhe mbi të gjitha grabitja e pronave pronarëve legjitimë për interesa të pushtetit të tij, kanë bërë të kuptohet nga shumica , që PD e Berishës nuk ishte as e djathtë e as konservatore por një hile e komunistëve për të ruajtur vazhdimësinë e pushtetit në Shqipëri.
Tani gjithnjë e më shumë njerëz besojnë se Berisha nuk mund dhe duhet mbështetur si e “keqja më e vogël ” se në fakt nuk ka qenë e është më e vogla por pjesë e të madhes, klasës politike komuniste, vazhdimësisë së sajë.
Ata kanë kuptuar që Berisha nuk është zgjidhja po pjesë e problemit dhe fatkeqësisë dhe nuk janë më me të, të paktën nuk i panë dje në “revolucion”.
Edhe spekulantët janë rrudhur . Ata e ndjejnë me shpejtë se militantët disfatën.
Ëndrra e tyre pushtetit me Berishën u zhbë shpejt dhe tani e shohin lëvizjen e tij si pa interes .
Goditja amerikane ndaj Ramës i bëri të kuptojnë se ata e kanë seriozisht luftën e tyre kundër klasës sunduese post komuniste pa dallime partiake .
E dinë tani që po ra njëri do bien të gjithë dhe po largohen nga anija që po mbytet duke u përpjekur të shpëtojnë veten . Ata nuk afrohen po nuk ndjenë erë pushteti dhe më këtë pikë edhe ata ndjehen të gënjyer nga Berisha. Ata e dinë mirë se pa përkrahjen e SHBA dhe perëndimit nuk vjen dot në pushtet e as e mban dot atë edhe po e more . Prandaj ja kanë mbathur si minj që janë dhe nuk ishin dje me të. Atyre u intereson pushteti, jo Berisha.
Në fakt Berisha dhe lëvizja e tij ranë dje përfundimisht për arsyen që ai vetë d tha: Prej gënjeshtrave të tij, mungesës së moralit dhe hiles makiaveliste, më shumë se politike, që ai ka përdorur dhe përdor gjithë jetën e tij politike.
Por dështimi e mjerimi politike moral i Berishës dje, mund të jetë një shans një mundësi e atyre që mendojnë e janë ndryshe nga ai në PD e që besojnë se ka ende mundësi që anija e tyre politike shpëtohet .
Ata duhet të lëvizin politikisht, të tregojnë se janë ndryshe, atje ku duhet, atje ku i kërkon elektorati, shqiptarët e sigurisht edhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë.
Në të kundërt , nga dje nuk shoh më një fund mjeran të Berishës por edhe një fund politik të vet PD- së .
Edhe kjo mund të jetë një zgjidhje e detyruar për ti hapur rrugën diçkaje tjetër të re , me të pastër moralisht dhe më të qartë politikisht .
Të presim e të shohim çfarë do të ndodh ?!
Ajo që nuk kemi me tepricë është koha.
Ajo që tashmë duhet të jetë sqaruar edhe për më idiotët është që : Kandili politik e moral i Sali Berishës është shuar !

N.Ç

Shkruaj nje koment