Kanë kaluar 75 ditë që nga lufta:Gjëndja e Ukrainës ,për të ardhur keq.

0
265

Dyshohet se deri tani kanë vdekur dhjetëra njerëz si pasojë e bombave ruse që goditën një shkollë në
fshatin Bilohrivka në lindje të Ukrainës ku strehoheshin 90 persona sipas gubernatorit të Luhansk.
· Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha nē një konferencë për shtyp:”Më shumë se 300 civilë
janë shpëtuar nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal në Mariupol, ku ata kishin ngecur për 72 ditë
gjatë një beteje të ashpër për qytetin. Ata tani po përgatiten për një “fazë të dytë evakuimi” për të
shpëtuar mjekët dhe ushtarët ende të bllokuar atje.”
· Drejtori i CIA-s, William Burns tha se lufta është në një fazë të rrezikshme sepse presidenti Putin
“mendon se nuk mund ta përballojë humbjen”. Burns tha se sasia e madhe e mbështetjes ushtarake
perëndimore për Ukrainën nuk ishte pengesë për presidentin rus.
· Më shumë se 4 milionë rusë u larguan nga vendi në tre muajt e parë të këtij viti, sipas statistikave
zyrtare të publikuara nga shërbimi federal i sigurisë ruse. Është e paqartë se sa prej tyre janë kthyer në vendin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here