Kanoset dhe kercenohet prokurori ne Berat

0
111

Është kanosur dhe kërcënuar Prokurori i Rrethit të Beratit, Dritan Gripshi.

Ngjarja ka ndodhur përpara Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, kur prokurori i rrethit po dilte pas një gjyqi. Për mediat, lajmi është konfirmuar nga prokurorja Albjona Papajani.

Prokurori Dritan Gripshi ka qenë duke dalë nga gjykata, kur një shtetas e ka ndaluar, e ka ofenduar dhe kanosur me fjalë. Prokurori ka kërkuar shoqërimin e tij të menjëhershëm, duke bërë edhe kallëzim penal për të.

Shkruaj nje koment