Kapen 11 kg kanabis në Vlorë, shpallen në kërkim dy persona

0
149

11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa janë kapur në qytetin e Vlorës.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në kërkim janë shpallur dy persona, A.C 27-vjeç dhe H.C 57-vjeç nga fshati Hadëraj i Vlorës.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e dy shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 11 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë u bë shpallja në kërkim e shtetasve A. C., 27 vjeç dhe H. C., 57 vjeç, dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.”, shkruan ndër të tjera policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here