Kapen 160 kg kokainë në Portin e Selanikut, ku ishte destinacioni

0
155

Mbi 160 kilogramë kokainë me origjinë nga Ekuadori u sekuestruan nga Prokuroria e Narkotikëve të Selanikut në portin e qytetit.

Lënda narkotike ishte fshehur në dy kontejnerë që përmbanin një ngarkesë legale me banane, raportojnë mediat vendase. 

Sipas informacioneve, ngarkesa e paligjshme dyshohet se lidhet me sasinë prej 105 kilogramësh të sekuestruar muajin e kaluar në Selanik.

Për atë rast u arrestuan 10 persona dhe mes tyre një mjek 68-vjeçar, i cili më parë ishte i punësuar nga organet e ndjekjes së Greqisë së Veriut për kontrabandë karburantesh dhe cigaresh.

Shkruaj nje koment