Kapen 27 refugjatë në Fier ,arrestohet transportuesi i tyre

Policia e Fierit ka kapur 27 shtetas irakian të cilët kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.
Policia thotë se në pranga u vu drejtuesi i automjetit, S.P., 54 vjeç, banues në Sarandë që po transportonte shtetasit e huaj.
“Në kuadër të operacionit rajonal “Joint Action Days” për luftën ndaj trafikut të qënieve njerëzore në Ballkan, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë intensifikuar kontrollet në akset rrugore Fier-Gjirokastër, Fier-Vlorë dhe Fier-Tiranë. Si rezultat i këtyre kontrolleve të ushtruara, janë kapur 27 shtetas irakian që kishin destinacion final vendet e BE-së”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment