36 klandestinë, imigrantë të paligjshëm nga Pakistani, Siria dhe Palestina janë rikthyer sërish në Greqi, me urdhër largimi vullnetar, pasi janë kapur nga shërbimet e kufirit dhe forcat speciale në brendësi të territorit shqiptar.
Në bazë të informacioneve zyrtare të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit këta shtetas janë kapur brenda një afati kohor treditor. Klandestinët nga Siria janë japur nga forcat Delta dhe FNSH tek “Ura e Glinës”, ndërkohë që palestinezët janë ndaluar në afërsi të Piramidës 28.
15 prej tyre janë shtetas pakistanezë, 8 sirianë dhe 3 palestinezë, ndërsa mosha e tyre varion nga 18 në 27 vjeç.
Pavarësisht masave të drejtorisë së kufirit, hyrja e imigrantëve të paligjshëm në territorin shqiptar vijon të jetë masive.