Kapet 29 vjecari gjirokastrit, me dru zjarri në makinë

0
174

Vihet në pranga një 29 vjecar për prerje të paligjshme të pyjeve.

Armand Mamo nga Gjirokastra, është arrestuar një ditë më parë nga forcat e Policisë pasi u kap nga shërbimet në kthesën e fshatit Labovë në Bashkinë e Libohovës me një automjet tip kamion të mbushur me dru.

Sasia e lëndës drusore të transportuar në automjetin Mercedez-Benz me targa AA592MG ishte 4 m3.

Krahas arrestimit të 29 vjecarit, në ndjekje penale për të njëjtën vepër, rezulton edhe një gjirokastrit me inicialet M.K. 51 vjecar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Shkruaj nje koment