Policia prangos një person të shpallur në kërkim. Redjan Hadëri 29 vjec nga fshati Kalivac i Tepelenës, është ndaluar një ditë më parë pasi shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër, pati caktuar masën e arrestit në mungesë “arrest në burg” për plagosje të lehtë me dashje dhe prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.