Kapet 50 kg kanabis në Malshovë, arrestohen poseduesit

0
201

Policia e Përmetit ka arrestuar dy persona, të cilëve u është sekuestruar 50 kilogramë lëndë narkotike.

Sipas policisë, droga është sekuestruar në fshatin Malshovë të Përmetit, ndërsa të arrestuarit janë të zotët e shtëpisë ku është kapur lënda narkotike e llojit kanabis.

Policia bën të ditur se të arrestuarit janë E.Q. dhe S.T., përkatësisht 56 dhe 60 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here