Policia Kufitare në Kakavije, ndalon një person të shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për Agim Saliajn 42 vjec nga Cakrani i Fierit. Burimet policore kanë bërë të ditur për Jugunews.net se 42 vjecari, mëngjesin e të shtunës, është kapur nga forcat kufitare në kufirin e gjelbër teksa tentoi të kalonte për në Greqi ndërkohë që ndaj tij rezulton urdhër-egzekutimi nga ana e Prokurorisë së Fierit.
Kjo e fundit një vit më parë pikërisht më 7 tetor, ka dërguar për egzekutim arrestimin e Saliajt fill pasi më pare e ka dënuar me 1 vit burg për dhunë në familje.