Kapet drogë në kufirin grek , arrestohet shqiptari

0
163

Në afërsi të Janinës , policia greke ka tentuar të ndalojë një mjet të dyshimtë që vinte nga kufiri gjelbër.
Mjeti ka shtuar shpejtësinë duke u larguar dhe pas disa km është arritur të ndalohet nga policia. Drejtuesi i mjetit ka kundërshtuar me dhunë forcat e policisë ndërsa pasagjeri ka arritur të largohet me vrap.
Në këtë mënyrë policia greke ka arrestuar vetëm shoferin i cili është shtetas shqiptar. Gjatë tentativës për t’u larguar, nga mjeti janë hedhur dy çanta, brenda të cilave policia sekuestroi 4 pako me 36 kg 350 gram marijuanë. Gjithashtu u sekuestrua dhe 1 celular dhe 240 euro. Mjeti rezultoi i marrë me qera në Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here