Kapet gjirokastriti me doza heroine dhe farë kanabisi

0
169

Prangoset një gjirokastrit me pesë doza heroinë dhe farë kanabisi. Ahmet Lani 37 vjec banor në Gjirokastër, është arrestuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë.

37 vjecari është zbuluar gjatë një aksioni blic të ndërmarrë nga policia në një prej lokaleve të lagjes 18 Shtatori. Vetë Lani ka shfaqur momente tensioni kur forcat e policisë, ndërmorën kontroll fizik tek xhepat e tij. Fillimisht janë zbuluar katër dozat me heroinë e pas tyre edhe 940 farat e kanabisit të cilat ishin gati për t’u mbjellë në tokë.

Në momentin e fundit, policët kanë zbuluar edhe një dozë heroine e vecuar nga katër të parat. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Gjirokastrës në përfundim të veprimeve të para hetimore, arrestuan në flagrancë Lanin mbi të cilin rëndon vepra penale e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Materialet i kaluan organit të akuzës për veprime të mëtejshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here