Kapet grupi i grabitësve të bizneseve në Gjirokastër

0
574

Goditet një tjetër grup që kryente vjedhje banesash dhe lokalesh në Gjirokastër. Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë bërë të mundur kapjen e autorëve të këtij grupi një ditë më parë. Kristo Ajdini 20 vjeç, A.A. 15 vjeç, K.Xhani. 16 vjeç të tre banorë të lagjes “Zinxhira” në Gjirokastër. Në bazë të provave dhe gjurmëve të lëna në disa vjedhje të ndodhura kohët e fundit, policia i ka prangosur tre adoleshentët pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin, janë autorë të një sërë grabitjesh. Për Policinë e Gjirokastrës, tre të ndaluarit, më 24 janar, kanë vjedhur lokalin e O.I. në lagjen “18 Shtatori”, ku kanë marrë 12.000 lekë, 50 euro, disa paketa cigaresh, disa shishe me pije alkolike dhe artikuj të tjerë ushqimorë. Vec kësaj pesë ditë më parë, po këta kanë vjedhur 7 steka me cigare, 30 €, 3500 lekë si dhe disa artikuj të tjerë ushqimorë në lokalin e K.V. po në “18-Shtatori”. Ndërsa një ditë më parë, kanë grabitur 7 bateri makine, një aparat karikimi baterish, rreth 5 kg materiale alumin, një sharrë metalike, si dhe disa sende të tjera. Policia ka sekuestruar një bateri, si dhe sharra metalike e cila u gjet në banesën e K.Xhani ndërkohë që u ndaluan tre persona të tjerë për veprën penale të përvetësimit të parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Hiqmet Ibrushi 38 vjeç i dënuar më parë për vjedhje, Admir Shehu 40 vjeç pronar i një pike grumbullimi hekurishtesh, Erion Lika 34 vjeç të tre nga Gjirokastra, janë prangosur pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë blerë mallrat e vjedhura nga tre të rinjtë e prangosur pa dokumentacionin përkatës. Policia ndërkohë në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, po punon për dokumentimin e disa rasteve të tjera të ndodhura më parë në Gjirokastër ku dyshohet se autorët janë tre të rinjtë e sotëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here