Kapet grupi i grabitësve të banesave në Gjirokastër

0
121

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar tre grabitës nga Vlora, pasi rezultuan si autorë të disa vjedhjeve në Gjirokastër.

Të arrestuar janë Indrit Bendaj 28 vjeç, Arben dhe Erjon Paraj 37 vjeç dhe 24 vjeç.

Pesë ditë më parë personat e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetases P.R, 48 vjeçe, banuese në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, si dhe kanë tentuar të kryejnë vjedhjen e  banesave  e shtetasve A.M dhe L.H , banues në Gjirokastër.

Po vijon puna hetimore  pasi këta persona  dyshohen se janë edhe autorë të disa vjedhjeve të ndodhura në lagjen 18 Shtatori Gjirokastër, në vitin 2017. Gjithashtu po punohet për kapjen e personit në kërkim D.Ll.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme dhe ndaj tyre rëndojnë veprat penale të vjedhje së kryer në bashkëpunim dhe vjedhje e kryer në bashkepunim e mbetur në tentativë.

Shkruaj nje koment