Kapet i shumëkërkuari pas 19 vitesh arrati, grabiti me armë tre përmetarë

0
162

Vihet në pranga pas 19 vjetësh arrati nga gjyqësori dhe policia shqiptare, personi që vodhi nën kërcënimin e automatikut u grabiti miliona lekë tre përmetarëve.

Bëhet fjalë për Adriatik Kanushin 50 vjecar nga fshati Arshi Lengo i Gjirokastrës. Kanë qenë specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj personit, pasurisë, të miturve dhe dhunës në familje ata që zbuluan dhe arrestuan më pas të shumëkërkuarin për krimin e kryer në dhjetor të vitit 1999.

Në korrik të 2009, Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër e pati dënuar në mungesë 50 vjecarin me 11 vjet burgim për veprën penale të vjedhjes me armë që realizoi në dhjetor të vitit 1999.

Kanushi në atë kohë 29 vjecar, nën kërcënimin e automatikut, grabiti një sasi të konsiderueshme të hollash shtetasve L.B, F.B, dhe M.I të tre banues në Përmet.

Prej asaj periudhe e deri më sot, akti i kryer nga Kanushi nuk ka marrë formën e dënimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here