Kapet italiani me euro të padeklaruara në Kakavije

Një italian kapet në Kakavije duke mos deklaruar një sasi të konsiderueshme eurosh në territorin shqiptar. Roberto Ghini 56 vjecar, ka refuzuar të deklarojë sasinë e eurove që dispononte teksa tentoi të hynte në territorin grek. Ngjarja ka ndodhur mesditën e të enjtes kur italiani me profesion inxhinier, gjatë udhëtimit të tij me mjetin e vet, refuzoi të deklaronte sasinë e eurove që kishte fshehur në mjet. Policët kontrollorë në Kakavije, pasi i kanë vendosur vulën dalëse në pasaportë, kanë ushtruar kontroll fizik rutinor në automjet dhe aty kanë zbuluar prezencën e një sasie të madhe eurosh të fshehura në në një cante poshtë sediljes. Kontrollorët dyshuan fillimisht se canta e fshehur mund të kishte qenë me drogë, por kur kanë parë se brenda saj kishte prerje kartmonedhash 500, 200 dhe 50 eurosh, e kanë pyetur italianin përse nuk e kishte deklaruar këtë sasi të hollash. Ai u justifikua se nuk kishte dijeni që duhen deklaruar të hollat kur braktis një shtet dhe shkon në zonën e BE sic është Greqia. Kur i është bërë e qartë se nga 5000 euro e lart duhet të deklarohen të hollat, ai është justifikuar se prezenca e eurove në mjet, nuk kishte për qëllim fshehjen por blerjen e një autoveture në Greqi e më pas largimin drejt Italisë me automjetin e blerë, përmes portit të Igumenicës. Ky justifikim nuk i ka mbushur mendjen policëve kontrollorë të cilët e kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës ku do të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale të mos-deklarimit në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment