Kapet Konomi në Kakavije me drogë të fshehur në trup

Ka rezultuar e dështuar tentativa e një të riu sarandiot, për të kaluar drejt Greqisë, marijuanë të fshehur në trup. Erion Konomi 27 vjec, është arrestuar sot nga policët kufitarë, teksa tentoi të trafikonte drejt Greqisë, një sasi në kufijtë e 1 kg marijuanë. Sipas të dhënave nga Kakavija, Konomi, udhëtonte drejt Greqisë, me autobuzin e linjës Sarandë-Athinë dhe mendohet se ai është spiunuar nga persona të tjerë, për trafikimin e lëndës narkotike. Kjo u vërtetua nga kontrolli që është ushtruar vetëm në trupin e tij dhe jo tek pasagjerët e tjerë të autobuzit të cilët po udhëtonin. Kështu pasi kanë hedhur vulat në pasaportat e tyre në sportel, pasagjerët kanë hyrë të gjithë brenda në autobus dhe vetëm njëri prej tyre 27 vjecari Konomi, u thirr të kontrollohej. Pasi i kanë gjetur sasinë e marijuanës të mbështjellë pas trupit me letër ngjitëse ngjyrë kafe, ndaj tij, janë vendosur prangat. Arrestimi ndaj 27 vjecarit Konomi, është kryer për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Në cilësinë e provës materiale, Konomit, i’u konfiskua sasia e marijuanës me peshë 900 gram. Materialet ndaj tij, i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kryeqytet. Rasti i sotëm, është i teti këtë vit, që Policia Kufitare e Kakavijes, identifikon persona që tentojnë të trafikojnë drejt Greqisë, lëndë narkotike.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment